LAJMI I FUNDIT:

Lola Haradinaj: Hoqa dorë nga ëndrrat e mia për bashkëshortin tim

Lola Haradinaj: Hoqa dorë nga ëndrrat e mia për bashkëshortin tim
Foto: Instagram

Lola Haradinaj, tanimë është kthyer në një personazh shumë të njohur për publikun shqiptar meqenëse prej vitesh është pjesë e medieve e faqeve rozë.

Ajo më së shumti ka qenë e komentuar për jetën private, romancën me ish-deputetin e AAK-së, Daut Haradinajn.

E njëjta së fundmi në emisionin “E Diell” ka treguar se si ka sakrifikuar për dashurinë duke hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë këngëtare.

Lola Haradinaj (Foto: Instagram)

Gjatë rrëfimit, Lola theksoi se nuk ishte pjesa e xhelozisë, por që ka ditur statusin e bashkëshortit dhe për këtë arsye ka hequr dorë.

“Kam qenë goca më e vogla në familje, jam rritur e përkëdhelur duke qenë si më e vogla, kam ndjekur shkolla muzike, shkolla baleti, shkolla për piano sepse ëndërroja që një ditë të bëhesha artiste e të këndoja dhe jam bërë deri diku por që tani kam një status tjetër që marr përgjegjësi për atë se çfarë përfaqësoj”.

Reklama
Reklama

“Kur unë filloja të këndoja dola edhe në skenë, Dauti bashkëshorti im më ka parë nëpërmjet ekranit edhe duke kënduar edhe duke prezantuar, duke qenë pjesë e televizionit. Kur unë fillova të krijoi një lidhje dhe pretendoja të martohesha me të, të krijoja një familje ai nuk është se e kishte me shumë qejf punën e këndimit, gjë që unë në atë kohë si 18 vjeçare që isha e doja shumë. Por, unë hoqa dorë nga muzika për Dautin. Nuk është xhelozi as fanatizëm por e kam respektuar dëshirën që unë më të mos jem pjesë e këndimit duke e ditur statusin që ai ka”, u shpreh më tej Lola.

Lola dhe Dauti ndërkohë janë prindër të dy fëmijëve të quajtur, Troja dhe David. /Telegrafi/

Reklama
Reklama

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina

"Çfarë pune ke ti me Luizin" - publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda BBVA, produksioni ndërpret telefonatën

Magazina
Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Egzona Shigjeqi
Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Magazina
“Shko vishu se na mbyte” - Luizi mahnitet nga dukja e Jorit teksa e ‘ngacmon’ gjatë sfilatës

“Shko vishu se na mbyte” - Luizi mahnitet nga dukja e Jorit teksa e ‘ngacmon’ gjatë sfilatës

Magazina
Kalo në kategori