LAJMI I FUNDIT:

Lojtari më i mirë në botë s1mple tregon ndryshimet që do t’i bënte në listën e ‘map’-ve në skenën profesionale të CS:GO

Lojtari më i mirë në botë s1mple tregon ndryshimet që do t’i bënte në listën e ‘map’-ve në skenën profesionale të CS:GO

Valve së fundmi ka shtuar mapin ‘Anubis’ në vend të ‘Dust II’ në listën e ‘map’ –ve aktive në CS:GO, ndërkohë lojtari më i mirë në botë ‘s1mple’ ka treguar se si do të vepronte ai nëse do të ishte në dorën e tij.

Superylli i ekipit Natus Vincere Oleksandr ”s1mple” Kostyliev nuk është i pakënaqur me shtimin e Anubis në listën aktive të  ‘map’-ve, mirëpo ai nuk do ta kishte larguar Dust II, një nga klasikët e lojës.


Ukrainasi në një intervistë për Blix tregoi se çfarë ndryshimesh do të bënte në listën e ‘map’-ve nëse do të ishte në krye të kompanisë së VALVE.

“Unë do të hiqja Ancient, dhe do të shtoja Train”, tha s1mple në një intervistë me Blix. “Unë do të hiqja Anubis, do të shtoja Tuscan. Do të hiqja Vertigon, do të shtoja Anubis. Dhe unë do të përmirësoja dhe do të bëja shumë përditësime në Anubis dhe Tuscan dhe nuk do të ndryshoja asgjë në Train sepse ishte perfekt”.

Ajo që dëshiron më së shumti s1mple është ta rikthej ndryshimin që Valve bëri në maj 2021, kur ndërroi Train me mapin e ri Ancient.

Ekipi i s1mple, ka një normë fitoreje prej 69.2 përqind në Ancient, sipas HLTV, që nuk është aspak keq, por ata ishin më të mirë në Train, pasi kishin fituar 80 përqind të ndeshjeve të tyre në 2021, sipas HLTV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori