LAJMI I FUNDIT:

Lojtari legjendar device pritet të rikthehet tek ekipi i CS:GO Astralis

Lojtari legjendar device pritet të rikthehet tek ekipi i CS:GO Astralis
(Foto: HLTV)

Ekipi danez Astralis siç duket ka nënshkruar me ish-lojtarin e tyre Nicolai “⁠device⁠” Reedtz, një transferim i cili është duke u përfolur për më shumë se një muaj.

Nicolai “device⁠” Reedtz ka përfunduar një transferim në ish-skuadrën e tij Astralis , sipas një raporti nga Jaxon.


Rikthimi i device është i fundit në një seri lëvizjesh në listë nga ekipi Astralis, të cilët së fundi u ndanë me Kristian “k0nfig⁠” Wienecke dhe trajnerin Martin “⁠trace⁠” Heldt.

Është ende e paqartë se kë do ta zëvendësojë lojtari 27 vjeçar, por sipas Jaxon, duket të jetë Asger “Farlig” Jensen, Jaxon në një artikull shkroi se ekipit Sprout ju ofrua një marrëveshje për të transferuar lojtarin Victor “Staehr” Staehr në këmbim të Farlig.

Ekipi Astralis së fundmi është duke kaluar një periudhë jo të mirë, pasi ata humbën mundësinë për t’u kualifikuar në Majorin e CS:GO në Brazil.

Device ishte pjesë e ekipit Astralis, që kur organizata u themelua për herë të parë në janar të 2016 nga ish-anëtarët e ekipit TSM.

Gjatë kohës sa ishin bashkë device dhe Astralis arritën që të fitojnë katër turne Major të CS:GO, një arritje të cilën e ka bërë vetëm ekipi danez.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare për transferimin e lojtarit, paraqitja e parë e Astralis së bashku me device mund të jetë në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë.

Ky pritet të jetë formacioni i ri i ekipit Astralis, edhe pse nuk është konfirmuar nga organizata daneze:

Nicolai “⁠device⁠” Reedtz

Lukas “⁠gla1ve⁠” Rossander

Andreas “⁠Xyp9x⁠” Højsleth

Benjamin “⁠blameF” Bremer

Mikkel “⁠MistR” Thomsen

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori