LAJMI I FUNDIT:

Lojtari danez k0nfig do të mungojë në kualifikimet për turneun më të madh të CS:GO

Lojtari danez k0nfig do të mungojë në kualifikimet për turneun më të madh të CS:GO
(Foto: HLTV)

Lojtari i Astralis Talent, Mikkel “⁠MistR⁠” Thomsen, do të jetë zëvendësuesi i  Kristian “⁠k0nfig⁠” Wienecke, për kualifikimet në turneun më të madh të CS:GO IEM Rio Major.

Ekipi Astralis kanë njoftuar se Kristian “⁠k0nfig⁠” Wienecke ka pësuar një “frakturë të komplikuar në kyçin e këmbës” dhe se do t’i duhet pushim për një kohë të pacaktuar.


Ekipi danez do të luftojë në turneun shumë të rëndësishëm për një vend në IEM Rio Major me një nga lojtarët e akademisë së tyre, MistR, i cili supozohet se është paraqitur si lojtari i tyre zyrtar zëvendësues përpara afatit të listës për ngjarjen RMR.

Kjo do të jetë një goditje e madhe për shanset e ekipit Astralis në turneun kualifikues për Major, ku me datën 4-9 tetor, 16 skuadra do të garojnë në grupin A duke përfshirë FaZe , G2 , NiP dhe Cloud9, ku vetëm tetë do të avancojnë në IEM Rio.

Por kjo nuk është hera e parë që k0nfig është jashtë aksionit pas një dëmtimi të rëndë, në vitin 2021 sa ishte pjesë e ekipit Complexity, ai mungoi për gati dy muaj pasi kishte thyer kyçin e dorës.

Formacioni i Astralis për turneun kualifikues Europe RMR do të jetë si më poshtë:

Lukas “⁠gla1ve⁠” Rossander

Andreas “⁠Xyp9x⁠” Hojsleth

Benjamin “⁠blameF” Bremer

Asger “⁠Farlig⁠” Jensen

Mikkel “⁠MistR⁠” Thomsen

Martin “Trace” Heldt (trajneri)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori