LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Bullgarisë e ka pranuar se fyerjet raciste ishin parapërgatitur – i kërkon falje Anglisë

Lojtari i Bullgarisë e ka pranuar se fyerjet raciste ishin parapërgatitur – i kërkon falje Anglisë

Fyerjet që lojtarët e Anglisë i kanë përjetuar mbrëmë në Sofje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ishin parapërgatitur nga tifozët e Bullgarisë para se të fillonte ndeshja.

Një lojtar bullgar i ka thënë Sky Sportit se fyerjet që u bënë Tyrone Mingsit dhe Raheem Sterlingut ishin përgatitur para ndeshjes që e humbën 6-0.


Lojtari që ka dashur të mbetet anonim ka kërkuar falje për fyerje raciste dhe naziste në drejtim të lojtarëve të Tre Luanëve.

Zyrtarët e UEFA-s kishin aktivizuar protokollin në shkallën e tretë, derisa Harry Kane i ishte drejtuar gjyqtarit që ta ndërpriste ndeshjen dhe ajo ndodhi në dy raste.

Anëtari i Bullgarisë, Ivelin Popov u drejtuar për te tifozët që t’i ndalonin fyerjet raciste, pasi do të dënoheshin ata.

Nga ana tjetër, portieri i bullgarëve, Plamen Iliev ka thënë se aty nuk kishte asnjë thirrje raciste dhe se atmosfera në stadium ishte tejet e mirë.

“Të jem i sinqertë, tifozët kishin sjellje të mirë. Aty nuk kishte asnjë fyerje raciste dhe mendoj se lojtarët e Anglisë e kanë ekzagjeruar atë, unë nuk kam dëgjuar asnjë fyerje racistë ndaj lojtarëve tanë apo të atyre”, ka thënë Ilev.

UEFA pritet që t’i jap dënim të rëndë Bullgarisë për fyerjet racistë të tifozëve të tyre ndaj lojtarëve të Anglisë. /Telegrafi/