Lojtarët shqiptarë janë krenaria jonë

Edhe pse humbën ndeshjen, lojtarët nuk duhet të fajësohen pasi ata dhanë maksimumin për të mirën e Kombëtares.
Berisha ishte në portë si gjithnjë duke ndalur pothuajse çdo goditje, dhe në dy golat e fundit nuk ishte faji i tij, pasi kuqezinjtë po sulmonin dhe këto i ka futbolli në kundër zbritje të ndëshkojnë kundërshtarët.
Mbrojtja stabile si gjithmonë, por shpërqendrohen në minutat e fundit për ta përjetuar edhe humbjen e dytë në këto eliminatore. Berat Gjimshiti ishte padyshim më i dalluari në repartin defensivë.
Ndoshta reparti që nuk funksionoi mirë ishte mesfusha, pasi po të ishte shpirti dhe agresiviteti i Amir Abrashit padyshim që do t’i sillte probleme kundërshtarit në ofensivë.
Në krahun e majtë, fantastik si gjithnjë ishte ‘Di Maria shqiptar’, Ermir Lenjani. 25-vjeçari qysh në minutën e tretë detyroi mesfushorin serb Milivojevic të marrë kartonë të verdhë. Lenjani ishte më aktivi në mesfushë pasi depërtoi, harkoi dhe gjuajti por fati nuk ishte me të, por prapë se prapë mbetet pika kyçe e De Biasit.
Një tjetër lojtar që tregoi paraqitje të shkëlqyeshme ishte edhe Ledia Memushaj, ndërsa Xhaka u mundua por vërehej lodhja e tepërt tek ai. Futja në lojë e Ergys Kaçes i dha gjallëri skuadrës por pa mundur të shënohej ai goli i shumëpritur nga gjithë populli shqiptarë.
Humbjet janë pjesë e lojës, mirëpo këta lojtarë të Kombëtares që kanë qenë pjesë e këtyre kualifikimeve, janë krenaria e çdo tifozi shqiptar, këta lojtarë i kanë mundësuar tifozëve shqiptarë të ëndërrojnë evropianin, i cili është afër vetëm edhe një fitore. /Telegrafi/











































