LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët me më së shumti raste të humbura për gol në Ligën Premier – Werner është i katërti

Lojtarët me më së shumti raste të humbura për gol në Ligën Premier – Werner është i katërti

Timo Werner po kalon në momente të vështira në karrierën e tij te Chelsea, dëshmuar nga fakti që sulmuesi renditet lartë në shanset e humbura për gol në Ligën Premier.

Gjerrmani, i cili u largua nga RB Leipzig kur The Blues aktivizuan klauzolën e tij të lirimit prej 55 milionë euro vitin e kaluar, në të vërtetë bëri një fillim të ndritshëm në karrierën e tij në Angli dhe shënoi tetë gola të hershëm për blutë.


Por, Werner që shënoi 34 gola për Leipzigun sezonin e kaluar, tani ka kaluar 12 ndeshje pa shënuar pasi skuadra e Frank Lampard ka vështirësi.

Ai gjithashtu goditi gjurin e tij gjatë një ekzekutimi të rivënies nga këndi në humbjen e Chelseat me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Manchester Cityt të dielën. Një shenjë se sa keq kanë shkuar gjërat.

Vrapimi pa rezultat i Wernerit është shënjuar nga një seri gabimesh të dukshme, të tilla si kundër Leeds në dhjetor kur ai në një farë mënyre largoi topin me kokë të Olivier Giroud drejt portës.

Sipas të dhënave të Ligës Premier të grumbulluara nga GiveMeSport, Werner ka humbur tetë shanse të mëdha në 17 ndeshje në këtë sezon.

Por, nuk janë të gjitha lajme të këqija për 24-vjeçarin. Si fillim, tre lojtarë gjenden para tij në top dhjetëshe.

Ai është në nivelin e tetë shanseve të humbura me Dominic Calvert-Lewin të Evertonit – i cili ka shënuar 11 gola mbresëlënës në kampionat këtë sezon.

Shanset e dukshme të humbura mund të rregullohen duke mprehur përfundimin, por të paktën Werner po e çon veten në disa pozicione të mira.

Për shembull, Patrick Bamford është në krye të listës me 12 shanse të humbura në këtë sezon. Por, sulmuesi i Leeds gjithashtu ka shënuar 10 gola në kampionat dhe është në nivel me Harry Kane në golat e shënuara – kështu që ai qartë po bën një punë të mirë për klubin e tij:

= 6 Marcus Rashford (Manchester United): 7

= 6 Oliver McBurnie (Sheffield United): 7

= 6 Sadio Mane (Liverpool): 7

= 6 Roberto Firmino (Liverpool): 7

= 6 Che Adams (Southampton): 7

= 4 Dominic Calvert-Lewin (Everton): 8

= 4 Timo Werner (Chelsea): 8

3) Ollie Watkins (Aston Villa): 10

= 1 Chris Wood (Burnley): 12

= 1 Patrick Bamford (Leeds): 12. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori