LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që mund t’i shesë Mourinho për ta transferuar Mesut Ozilin (Foto)

Lojtarët që mund t’i shesë Mourinho për ta transferuar Mesut Ozilin (Foto)

Menaxherit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i është thënë se duhet të shesë lojtarë para se të blejë në afatin kalimtar të janarit.

Gjatë verës, 54-vjeçari bleu lojtarë, si Romelu Lukaku, Victor Lindelof e Nemanja Matic, ndërsa dështoi ta transferonte Ivan Perisicin nga Interi.


Mesfushori kroat nuk bën pjesë më në planet e Djajve të Kuq, mirëpo strategu portugez vazhdon të kërkojë një mesfushor kreativ.

Mourinho kërkon më shumë investime nga drejtuesit, i shantazhon me interesimin e PSG-së
Lexo po ashtu Mourinho kërkon më shumë investime nga drejtuesit, i shantazhon me interesimin e PSG-së

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, është në krye të listës dhe Unitedi dëshiron ta transferojë atë që në janar.

Gjermani pritet të kushtojë rreth 20 milionë funte (22.7 milionë euro) gjatë afatit dimëror, mirëpo dikush duhet të largohet për t’i bërë vend në Old Trafford.

Luke Shaw

(Foto: Getty Images)

22-vjeçari nuk ka të ardhme në Old Trafford. Ai ka luajtur vetëm 48 minuta në dy ndeshje të ndara këtë sezon. Nga shitja e tij, Unitedi mund të përfitojë sa gjysma e çmimit me të cilin e bleu në vitin 2014 nga Southamptoni (për 33 milionë euro).

Chris Smalling

(Foto: Getty Images)

Qendërmbrojtësi është pas Phil Jones dhe Eric Bailly në përzgjedhje, ndërsa me kthimin e Marcos Rojos, ai do të ketë gjithnjë e më pak minutash. Në ndërkohë, ai pëlqehet nga Arsene Wenger dhe mund të përfshihet në kontratën për transferimin e Ozil.

Henrikh Mkhitaryan

(Foto: Getty Images)

Në rast të transferimit të Ozil, ai do të jetë në bankën rezervë, duke qenë se nuk arrin ta tregojë veten në ndeshje të mëdha. Prandaj, shitja e tij është një opsion që mund të sjellë edhe një shumë të konsiderueshme parash. (Unitedi e bleu për 29.5 milionë euro para 18 muajsh).

Marouane Fellaini

(Foto: Getty Images)

Mesfushori belg është pjesë integrale e skuadrës së Mourinhos dhe mungesa e tij është vërejtur dukshëm. Mirëpo, në fund të sezonit, atij i skadon kontrata dhe ende nuk ka marrëveshje për kontratë të re. 29-vjeçari ka oferta të majme nga Turqia dhe Kina, ndërsa duke e ditur se kjo do të jetë kontrata e fundit e madh, mund të vendosë për t’u larguar. Nga ana tjetër, edhe Unitedi nëse e shet në janar do të përfitojë rreth 17 milionë euro, përndryshe do ta humbë me parametrat zero në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori