Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)
Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR- KEK), Nexhat Llumnica, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti ka thënë se do të protestojnë të enjten pasi që punëtorët e KEK-ut janë të pakënaqur me Ligjin e Pagave të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt.
Llumnica ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do t’i marrin të gjitha masat sindikal, deri në ndërprerje e procesit të punës në termocentralet e KEK-ut.
“Ne kemi paralajmëruar një protestë për të enjten nga ora 11 në Prishtinë, pasi Qeveria e Kosovës, i ka futur në Ligjin e Pagave edhe punëtorët e KEK-ut. Aktualisht si ndërmarrje kemi mjaft të hyra dhe mund t’i mbulojmë vetë pagat. Ne kërkojmë nga Qeveria që të mos jemi në këtë Ligj, pasi që nga viti 2009 nuk marrim asnjë subvencion nga Qeveria, në të kundërtën do t’i marrim të gjitha hapat sindikal, deri te greva. Por edhe nëse nuk bëhet greva atëherë mund të ikin kuadrat. Po ashtu, për shkak të pakënaqësive të punëtorëve mund ta ndalin punën në termocentrale”, tha nënkryetari i SR-KEK, Nexhat Llumnica.
Ai ka thënë se me futjen e 4500 punëtorëve të KEK-ut në Ligjin e Pagave rrezikohet edhe ikja e personelit nga kjo ndërmarrje.
“Nëse zbritet paga, rrezikohet ikja e personelit. Ne kemi shumë nivele të pagave që padyshim preken të gjitha kategoritë e punëtorëve. Si sindikatë iu kemi shkruar MZHE-së dhe MAP, por deri më tani nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. Sipas këtij Ligji kemi hy si ndërmarrje publike dhe i kemi shkruar Presidentit Thaçi që ta mos dekretoj këtë Ligj”, ka thënë ai.
Llumnica në këtë intervistë në Emisionin “EKONOMI” ka folur edhe për kushtet e punës së punëtorëve në këtë ndërmarrje, si dhe për problemet me të cilat përballën punëtorët e KEK-ut gjatë punës së përditshme të tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre