LAJMI I FUNDIT:

Llullaku tregon arsyet pse zgjodhi Astanën

Llullaku tregon arsyet pse zgjodhi Astanën

Azdren Llullaku është lojtari më i ri i Astanës, kampiones së Kazakistanit, ndërkohë që pasi ka firmosur ka dhënë një intervistë për “Supersport” ku ka treguar arsyen pse zgjodhi këtë klub.

“Sinqerisht jam shumë i kënaqur edhe për zgjedhjen që bëra. E vendosa këtë klub së bashku me familjen. Kishte edhe opsione të tjera, por në fund zgjodhëm këtë sepse luan në Champions dhe Europa League. Jam shumë i lumtur që u finalizua transferimi im tek Astana”.


“Kanë qenë disa skuadra në Turqi që shfaqën interes të madh. Ishin edhe Legia e Varshavës dhe Lech Poznan. Por, në fund zgjodha Astanën. Aty ishte edhe menaxheri Shkumbin Qorrmemeti dhe kjo ishte një kënaqësi edhe më e madhe për mua. Ai më ndihmoi dhe jam shumë i kënaqur”.

Aspekti ekonomik ka pasur ndikimin e vet në këtë zgjedhje, teksa sulmuesi deklaron:

“Sinqerisht këto vite që kam luajtur në Rumani, niveli ekonomik nuk ishte shumë i lart. Prej kontratës nuk kisha mundësi të ndryshoja ekip, edhe pse e kisha shansin të fitoja disa para më tepër. Në moshën 29-vjeçare duhet të shohësh edhe pak anën ekonomike”.

Llullaku do ketë mundësinë të luaje në Champions dhe kjo është një ato mundësi që ai e ka pritur gjithmonë.

“Ëndrra ime, ashtu si e të gjithë lojtarëve, ka qenë të luaj në aktivitetet më të rëndësishme. Astana ka fituar kampionatin dhe ka shansin të marrë pjesë në Champions. Për këtë do të punoj shumë, për të luajtur titullar dhe të aktivizohem në kupat e Evropës”.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori