LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Përfshirja e kapitalit privat i domosdoshëm për zhvillimin e Trepçës (Video)

Lluka: Përfshirja e kapitalit privat i domosdoshëm për zhvillimin e Trepçës (Video)
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka | Foto: Rindvan Slivova/Telegrafi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë në emisionin “Ekonomi” në Telegrafi.com, ka folur për situatën aktuale të kombinatit Trepça dhe planet për zhvillimin e kësaj ndërmarrje.

Lluka ka thënë se investimi i kapitalit privat është i domosdoshëm për zhvillimin e kësaj ndërmarrje.


“Trepça tash është në një situatë aksionare, ku 80 për qind të aksioneve i takon qeverisë dhe 20 për qind punëtorëve. Kjo është hera e parë kur i bëhet e qartë statuti i ndërmarrjes. Hapi i radhës është zhvillimi i Trepçës dhe si do të jetë forma, ku ne po mendojmë se involvimi i kapitalit privat është i domosdoshëm për zhvillimin e Trepçës që të ec tutje, jo si ndërmarrje publike qoftë përmes shitjes së një pjesë të aksioneve që ka hise qeveria, qoftë nëpërmjet menaxhimi të një kompanie profesionale në fushën e minierave dhe ajo kompani të paguhet përmes një disidente që e qet në fitim Trepçën”, ka deklaruar Lluka.

Ai ka treguar se shumë shpejtë do prezantohen potenciale e Trepçës para disa kompanive angleze.

“Edhe këtu do t’i bëjmë kërkesë BERZH-it që të na ndihmojë në këtë proces dhe nëse edhe kjo na ndihmon atëherë presim që ta kemi një situatë më të mirë. BERZH-i është zotuar që shumë shpejtë do ta kemi një takim pune me diku dhjetë kompani të fushës së minierave në Angli në mënyrë që t’i prezantojmë potenciale e Trepçës, disa prej tyre do të tregojnë interesim për privatizim të një pjese të aksioneve”, deklaruar ai.

Lluka: Distancohem nga punësimet në Telekom, pres sqarime (Video)
Lexo po ashtu Lluka: Distancohem nga punësimet në Telekom, pres sqarime (Video)

Ministri Lluka ka njoftuar se do të hapen pozitat për punësimin e personelin kyç të Trepçës.

Lluka: Distancohem nga punësimet në Telekom, pres sqarime (Video)
Lexo po ashtu Lluka: Distancohem nga punësimet në Telekom, pres sqarime (Video)

Tash jemi në fazën që do të punësohet menaxhmenti, do të hapen pozitat për personelin kyç, pra drejtorin e përgjithshëm, zëvendësdrejtorin, drejtorët e flotacionëve, drejtorin financiar dhe sekretarin e përgjithshëm dhe këta persona është me rëndësi të merren profesionalisht.

Ministri Lluka në intervistë me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për punësimet e fundit në Telekom, për kundërshtimet që po vijnë për Kosovën e Re si dhe për investimet strategjike në Kosovë. /Telegrafi/