LAJMI I FUNDIT:

Lluka nënshkruan Marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë

Lluka nënshkruan Marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez James Carr, sot kanë nënshkruar Marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë.

Ministri Lluka në fjalën e tij gjatë nënshkrimit potencoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së së  Kosovës për të krijuar kushte të favorshme për investitorë  në veçanti për kompanitë kanadeze.


“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është lajm i mrekullueshem për ne, kompanitë kanadeze kanë mundësi të jashtëzakonshme të investojnë në Kosove,  kjo marrëveshje qartësisht shpreh përkushtimin tonë për të ofruar siguri për investitorët e mbi të gjitha mundësi punësimi dhe  rritje ekonomike për vendin.  Me këte marrëveshje Kosova do të jetë nyje e investimeve kanadeze në rajon”, ka thënë  Lluka, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, për ministrin Carr kjo marrëveshje është e një rëndesie të veçante ngase do i mundesojë kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë si treg i ri në mes të Evropës.

“Kosova ka shtrirje të mrekullueshme gjeografike dhe fuqi të re punëtore, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne po ju krijojme kushte kompanive kanadeze të investojnë në Kosovë e poashtu kompanive kosovare të eksportojnë produktet e tyre në tregun kanadez” tha Carr.

Ndryshe, kjo marrëveshje është nënshkruar në dhjetë vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.