LAJMI I FUNDIT:

Lloga për gjyqtaren Manev: Gjykatësit që nuk e kanë kaluar testin psikologjik dhe të integritetit nuk mund të konkurrojnë sërish

Lloga për gjyqtaren Manev: Gjykatësit që nuk e kanë kaluar testin psikologjik dhe të integritetit nuk mund të konkurrojnë sërish

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dërguar letër me shkrim deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën kërkohet që Këshilli të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore në lidhje me mendimin e dhënë nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, që gjyqtarja Snezhana Manev të ketë të drejtë sërish t’i nënshtrohet testit psikologjik të personalitetit dhe testit të integritetit.

“Në mendimin e dhënë nga ana e Institutit, thuhet se Snezhana Manev, kandidate për kryetare të Gjykatës, është testuar më 04.07.2023. Për shkak të lodhjes së shfaqur gjatë testimit, ajo nuk ka mundur vetë ta plotësojë testin e personalitetit psikologjik dhe testin e integritetit, për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që ajo sërish t’i nënshtrohet testit më datën 14 korrik 2023″.


“Bëjmë me dije se me një veprim të këtillë krijohet një praktikë e re e paligjshme për një person i cili tashmë ka dështuar në test, të fitojë mundësinë që sërish t’i nënshtrohet të njëjtit. Në të njëjtën kohë, me një veprim të këtillë për arsye subjektive, hapet pyetja nëse gjyqtares Manev i është lejuar t’i nënshtrohet testit të integritetit në kundërshtim me dispozitat ligjore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Llogës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori