Lirohet nga burgu Muhamed Sejdini

Pas 92 ditësh në paraburgim, ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini është liruar dhe nga sot do të mbrohet në liri.
Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi publik të familjarëve dhe mbështetësve të tij, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kanë shprehur solidaritet dhe përkrahje.
“Sot dua ta ndaj me ju edhe këtë gëzim, ashtu siç kemi ndarë së bashku edhe ditët më të vështira. Nga sot, Met Braja (Muhamedi) do të mbrohet në liri”, thuhet në reagim.
Në mesazh theksohet se Sejdini i qëndroi besnik bindjeve të tij gjatë gjithë periudhës së paraburgimit dhe nuk u dorëzua përballë sfidave.
“Meti besoi se e drejta vonon, por nuk harron. Ai nuk u nënshtrua, nuk u thye, por qëndroi stoik, me dinjitet dhe besnik ndaj bindjeve që ka mbrojtur gjithmonë”, thuhet më tej.
Familjarët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët që i mbështetën gjatë kësaj periudhe, ata e kanë cilësuar lirimin e Sejdinit si një fitore të drejtësisë.



































