LAJMI I FUNDIT:

Llatas: OBRM-PDUKM e vetmja parti që i mbron interesat e një milionë e kusur maqedonasve

Llatas: OBRM-PDUKM e vetmja parti që i mbron interesat e një milionë e kusur maqedonasve

Nëse BDI bën koalicion me LSDM-në, OBRM-PDUKM-së do t’i jep ‘kartë të bardhë’, që është partia e vetme maqedonase e cila duhet t’i mbrojë interesat e një milionë e kusur maqedonasve, kështu është shprehur gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas në emisionin ‘Nga këndi ynë’ të RTVM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Unë vetëm një gjë di, që Gruevski fle qetë, sepse gjithçka shkon në ujin e tij. Në qoftë se shkon në opozitë, ajo është e vetmja parti maqedonase që kujdeset për interesat e maqedonasve, shumicën e turqve, romëve, vllehëve, shumicën e boshnjakëve … Gjithsesi, ai do të marrë të paktën 100 mijë vota më shumë në zgjedhjet e ardhshme, që do ta kalojë numrin 500 mijë, ai kishte 61 deputetë. Gruevskin askush nuk mund të arrestojë, ose ta burgosë ose grupin e tij ta çojë në burg në dy vitet e ardhshme. Edhe ta gjykojë dhe dënojë PSP-ja.. ai deri në atë moment, është i pafajshëm’, tha Llatas. /Telegrafi/