Llapi ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra elitare nga Kosova është përforcuar në repartin defensivë, pasi ka marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë Aleksandar Milic.


24-vjeçari malazez i bashkohet Llapit pas një eksperience një vjeçare së fundmi te Petrovac në Superligën e Malit të Zi.

323886915 885415892881006 9099994281933071960 n

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç nënshkruan me Llapin. KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e djathtë, Aleksandar Milic. Milic, i lindur më 24.08.1998 i lindur në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi. Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya. 24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, FK Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd. /Telegrafi/

telegrafi sport app