LAJMI I FUNDIT:

Llapi reagon pas incidentit me Ferizajn: Nuk i kemi sulmuar mysafirët, ata provokuan nga fillimi – gjyqtarët përsëri na dëmtuan

Llapi reagon pas incidentit me Ferizajn: Nuk i kemi sulmuar mysafirët, ata provokuan nga fillimi – gjyqtarët përsëri na dëmtuan
Foto: KF Llapi/Facebook

Klubi nga Podujeva, Llapi ka reaguar me anë të faqes zyrtare në lidhje me lajmet e fundit për sulm mbi futbollistët e Ferizajt.

Ferizaj ka marr një fitore të madhe me rezultat 4-2 në udhëtimin e tyre te Llapi në kuadër të javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.

Megjithatë, ferizajasit u ankuan në sulm ndaj futbollistëve të tyre nga vendasit pas përfundimit të pjesës së parë, ku katër nga ta u lënduar.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i klubit llapjan, të ciëlt mohojnë te kenë sulmuar lojtarët e Ferizajt, të cilët sipas tyre kishin ardhur të provokojnë situatën.

Ferizaj i indinjuar me pritjen në Llap, Haxhimusa: Na sulmuan tre lojtarë, njërin e gjakosën
Lexo po ashtu Ferizaj i indinjuar me pritjen në Llap, Haxhimusa: Na sulmuan tre lojtarë, njërin e gjakosën

Llapi gjithashtu u ankua edhe në referimin e ndeshjes, i cili sipas tyre ishte skandaloz dhe tendencioz, me qëllime të caktuara.

Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të KF Llapit:

Komunikatë zyrtare për publikimet e fundit të portaleve pas ndeshjes Llapi – Ferizaj

Podujevë, 5 tetor 2019 – Pas pulikimit të disa shkrimeve të fundit “Ferizaj sulmohet pas pjesës së parë në duel ndaj Llapit” që si për dëshmi marrin deklaratat aspak të vërteta të individëve të klubit mysafir si dhe futbollistëve të tyre që kishin ardhur me prapavijë që kush e di se çfarë qëllimi kanë pasur dhe me provokimet e tyre në shumë raste kanë acaruar situatën dhe janë munduar të bëjnë “bujë” pas ndeshjes, jemi të nxitur të reagojmë dhe të sqarojmë të vërtetën e vetme të këtyre shkrimeve dhe të distancohemi nga shkrimet e tilla që mundohen të dëmtojnë imazhin e klubit.

Së pari, siç deklarohet pas ndeshjes nga kryetrajneri i KF Ferizaj që më shumë u merke me tjera qështje se sa me at që është i thirrur, dhe drejtori të tyre(që nuk ka qenë fare në stadium), se kinse futbollistët tanë kanë sulmuar ata kundërshtarë, nuk është aspak e vërtetë sepse ata në asnjë mënyrë nuk janë sulmuar e të paktën as nuk janë fyer por në qoftë se janë sulmuar nga futbollistët tanë(të cilët ishin në zhveshtore duke marrur instruksionet nga trajneri për pjesën e dytë) le të paraqesin dëshmitë e tyre, por kjo është gënjeshtër e thurur nga ata që veq ata din këso gënjeahter të pastër nëse jan sulmuar pse janë dalur ne fushë shtrohet pyetja? që nga fillimi i ndeshjes ishin provokativ, kishin direktiva për ta ndaluar Llapin gjë që e bërën me sukses, por jo me sjellje shembullore e korrekte në fushë, por me provokime për të revoltuar publikun kur dihet se publiku ynë në çdo ndeshje kalon mbi 2000 të pranishëm.

Ndodhë në futboll që futbollistët mos ta kenë ditën e tyre e të mos funksionoj asgjë sikurse rasti i futbollistëve tanë sot, por nuk mund të ndodhë që ata të kenë sulmuar dikë e që nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër kur jemi mposhtur. Por vulën prishjes së ndeshjes pasi përsëri nuk na akordohen dy penallti ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes Visar Kastrati, gjë e cila është vërejtur nga fillimi kurse asistenti i dytë Meriton Berisha i jep karton të kuq lojtarit tonë Mentor Zhdrellës si zakonisht me prapavijat e tij, me të cilat deri kur më? Tek ndeshjet e Llapit çdo herë po ka referim me objektiva të caktuara, gjë që është vërejtur më së miri tri ndeshjet e fundit, ku për referimin nuk kemi çfarë të flasim më tepër!

Por pyetjen e radhës ia shtrojmë Federatës së Futbollit të Kosovës: Pse vetëm Llapit i caktohet ndeshja ditën e shtunë, kurse skuadrave tjera të hënën dhe të martën? Vetëm dy ditë pas ndeshjes ndaj Feronikelit, detyrohemi të luajmë ndeshjen me Ferizajn, por kjo nuk i intereson FFK-së për Llapin, por vetëm për tjerat skuadra që ua cakton ndeshjet pas më shumë se tre ditëve.

Pra, edhe një herë ne qëndrojmë prapa kësaj komunikate, por nuk qëndrojmë duarthatë kur përmendet klubi ynë në këso shkrime abuzive sepse jemi munduar që çdo skuadër ta presim në mënyrën më të mirë të mundshme duke i siguruar sigurinë e domosdoshme dhe kushtet e favorshme për ndeshjet që kanë zhvilluar ndaj nesh.

Me shumë sinqeritet

Kryesia e KF “Llapi”

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori