Llapi në kërkim të fitores së parë pret Dukagjinin - formacionet zyrtare

Kanë kaluar shtatë xhiro në BKT Superligën e Kosovës, por Llapi ende nuk e ka shijuar fitoren e parë.
Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës deri më tani ka marrë tri barazime e katër disfata.
Në kuadër të xhiros së tetë, Llapi pret Dukagjinin në Merdare ku synon të marrë fitoren e parë.
Por për llapjanët nuk do të jetë aspak lehtë, pasi përballë kanë Dukagjinin e motivuar pas fitores 2-1 ndaj Dritës.
Formacionet zyrtare:Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shillova, Peposhi, Riviera, Neto. Dukagjini: Haxhihamza, Millaku, Kuçi, Syla, Elezaj, Ahmeti, Hasanaj, Januzi, Dallku, Shabani, Da Sillva.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































