LAJMI I FUNDIT:

Llapi i kthehet fitoreve, e mund Gjilanin në shtëpi

Llapi i kthehet fitoreve, e mund Gjilanin në shtëpi

Pas dy humbjeve rresht, Llapi është rikthyer drejt fitoreve ndaj Gjilanit, duke e mposhtur me rezutlat 3-1 në shtëpi.

Shumë polemika, ndryshime në stol dhe strukturë të klubit karakterizuan ditët e fundit të Llapit.


Por, ekipi hyri në fushë nën dirigjencën e Fadil Ademit, dhe lojtarët nderuan shikuesit vendas.

Goli i parë u shënua nga sulmuesi në formë, Festim Alidema, i cili realizoi për 1-0 pas gjashtë minutash lojë.

Gjilani pati mundsinë që të barazonte rezultatin kur në minutën e 40-të Ansi Nika dështoi të shënonte përballë Afrim Ademit.

Në pjesën e dytë Llapi hyri me koncept të qartë për të përfunduar dilemën e fituesit.

Egzon Sinani pas një harkimi nga Mentor Zhdrella shënoi për 2-0 (55’).

Në minutën e 67-të ishte një tjetër gol i bukur i realizuar për 3-0, nga Edon Zeqiri duke i dhënë fund dilemës.

Edhe pse mysafirët sulmuan, arritën shënojnë vetëm golin e nderit me anë të Endrien Maganit (76’) për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Llapi ka 19 pikë në vendin e dytë, katër pikë më pak se Feronikeli dhe një pikë më shumë se Prishtina, dy këto ekipe që zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së 10-të më 7 nëntor në Drenas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori