LAJMI I FUNDIT:

Llapi beson në rikthim ndaj Shkupit: Batatina, Idrizi dhe Ramadani duan fitore dhe kualifikim në “Fadil Vokrri”

Llapi beson në rikthim ndaj Shkupit:  Batatina, Idrizi dhe Ramadani duan fitore dhe kualifikim në “Fadil Vokrri”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, kapiteni Bujar Idrizi dhe mesfushori Arbnor Ramadani kanë folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së dytë ndaj Shkupit.

Para stërvitjes së fundit e cila u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, të tre u shprehën optimist për kalimin e raundit, megjithatë parashohin ndeshje të vështirë.

Llapjanët deklarojnë se angazhimi do të jetë maksimal për të triumfuar nesër mbrëma ndaj Shkupit.

Fillimisht foli trajneri Batatina, që pret spektakël nesër në stadium “Fadil Vokrri”.

“Mendoj që për mua si trajner është një ndjenjë e veçantë, nesër rikthehen tifozët në tribuna janë ata që ne luajmë për ta, që të na përkrahin”.

“Rikthimi i tifozëve është një epokë e re e historisë, jemi të parët që i kthejmë në tribuna dhe nuk ka qenë e lehtë. Nesër duhet të mos bëjmë gabime, duhet të sakrifikojmë, sepse e kemi marrë mbi supe këtë barrë”.

“Qeveria tani edhe lejoi 30% të tifozëve, falenderojmë Albin Kurtin dhe kabinetin e tij. Është një e arritur e madhe. Sporti i largon nga ngarkesa njerëzit dhe i rikthen tek aktivitetet. Nesër do të ketë spektakël në stadiumin historik “Fadil Vokrri”, siç na dhuron emocione kombëtarja, shpresojmë të japim edhe ne, sepse tani përfaqësojmë të gjithë Kosovën”, deklaroi ai.

Kapiteni Idrizi: I dimë pikat e dobëta të Shkupit  

Kapiteni i Llapit, ka thënë se skuadra e tij duket të  gabojë sa më pak, që të arrijë kalimin tutje, pasi e kanë studiuar mirë Shkupin.

“Mendoj që është një gjest shumë i mirë rikthimi i tifozëve në tribuna, falë insistimit të trajnerit, i cili ka insistuar më së shumti për këtë. Ne shpresojmë në kualifikim tutje, tifozët për ne janë lojtari i 12- të. E kemi studiuar mjaft mirë kundërshtarin, i dimë pikat e dobëta dhe te forta”.

“Ne nuk duhet të bëjmë gabime. Nuk dyshoj në angazhimin maksimal të bashkëlojtarëve që së bashku të kalojmë këtë raund, që për ne dhe klubin do ishte historik”, deklaroi Idrizi.

Ramadani: Besojmë në rikthimin e madh

Lojtari më i mirë i Llapit sezonin e shkuar, Ramadani, beson në rikthimin e madh.

“Siç e tha edhe kapiteni, tifozët do të jenë motiv shtesë për ne. Kjo ka rëndësi për ne sepse ata janë mbështetja jonë më e madhe në fushë. Me angazhim do i bëjmë të lumtur ata. Ndeshje me rëndësi, besoj në kualitetin e ekipit dhe besoj në rikthim të madh. Ne do japim maksimumin për rikthimin e rezultatit”, deklaroi ai.

Ndeshja fillon në ora 20:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori