Vushtrriasit përmes Liridon Ahmetit në minutën e 27-të zhbllokuan rezultatin, kurse Fillim Guraziu në minutën e 31-të, ia siguroi një pikë Hajvalisë.

Ndërkohë, Vëllaznimi ka fituar sfidën kundër Dritës së Gjilanit me rezultat 1-0.


Në një ndeshje interesante, gjakovarët me golin e Luigj Buqajt në minutën e 14-të kanë arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garat e këtij sezoni.

Fitores në këtë xhiro i është gëzuar edhe Trepça e cila në ‘Adem Jashari’ mundi Drenicën me rezultat 1-0.

‘Xehetarët’ më shumë e kërkuan fitoren të cilën e arritën me golin e Shpëtim Babajt, i cili shënoi në minutën e 52-të.

Rezultatet e xhiros së 13-të në Superligë:

Trepça – Drenica 1-0
Vëllaznimi – Drita 1-0
Llamkos Kosova – Hajvalia 1-1

Dje:
Prishtina - Besa 3-1
Ferizaj - Trepça ’89 0-0
Feronikeli - Istogu 3-1

Tabela
1.Ferronikeli 25 pikë
2.Trepça ’89 22
3.Prishtina 22
4.Hajvalia 21
5.Besa 19
6.Llamkos Kosova 18
7.Drenica 17
8.Vëllaznimi 16
9.Istogu 15
10.Ferizaj 12
11.Drita 12
12.Trepça 12 

telegrafi sport app