Llamkos Kosova në grevë, që 7 muaj pa rroga

Ismet Munishi ka bërë të ditur se nga e mërkura (sot) ai së bashku me ekipin e tij nuk do të stërviten.
“Jemi në grevë, pasi që nuk i kemi marrë rrogat me muaj të tërë. Kemi pasur premtime që me datë 16 gusht do t’i marrim, pastaj vazhdimisht na është premtuar se do të na kryhen obligimet së shpejti, por një gjë e tillë ende s’ka ndodhur”, ka thënë Munishi për Veriu.info.
Ai ka theksuar se janë në pritje të ardhjes së pronarit Jeton Sadiku, ku do të kuptojnë se si do të rrjedhin gjërat.
“Ne në sezonin e kaluar kemi luajtur katër muaj pa rroga, vetëm e vetëm që të shpallemi kampion. Mirëpo çdo gjë ka një kufi të caktuar”, thekson trajneri Munishi, i cili është i bindur se greva nuk do të ndërpritet derisa të kryhen obligimet financiare ndaj tyre. /Telegrafi/



















































