LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Vendimi i Qeverisë, lajm i mirë për Drenasin dhe gjithë Kosovën

Lladrovci: Vendimi i Qeverisë, lajm i mirë për Drenasin dhe gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas, ka thënë se është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën.

Sipas tij, stadiumi nacional i paralajmëruar nga Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.

“Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas”.

“Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës”.

“Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional”, ka shkruar ai në Facebook.