Liverpooli vazhdon me fitore, triumf i lehtë ndaj Brightonit (Video)

Liverpooli ka fituar ndaj Brightonit me rezultat 1-5 në Ligën Premer.
Ashtu si ndaj Stoke, kjo ishte një fitore e lehtë nga Reds.
Goli i parë në takim erdhi nga Emre Can (30'), ndërsa pas një minute shënoi Roberto Firmino.

Firmino shënoi edhe në minutën e 50-të, ndërsa vendasit golin e nderit në këtë takim e shënuan me anë të Glenn Murrayt (51').
Në minutën e 88-të, pas dy asistimeve te golat e parë shënoi Philippe Coutinho, ndërsa për rezultatin përfundimtar 1-5 u përkujdes Lewis Dunk me një autogol (90').

Pas kësaj fitiore Liverpooli ngjitet në vendin e katër me 29 pikë, Brighton vazhdon në poztiën e 11-të me 17 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Reds është ndaj Evertonit, kurse Brightoni udheton te Huddersfieldi (VIDEO). /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6ayagi



















































