Liverpooli ka arkëtuar pikë të rëndësishme në triumfin (2-0) ndaj Sheffield Unitedit në Bramall Lane.
Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola, ndërsa skuadrës vendase iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Me të filluar pjesa e dytë (48’), mysafirët e zhbllokuan rezultatin. Curtis Jones reagoi më së miri në zonë për të realizuar.
(Foto: Twitter/Liverpool FC)
Roberto Firmino ishte autor i golit të dytë (64’), të cilin e realizoi pas asistimit nga Sadio Mane.
Falë kësaj fitoreje, Liverpooli është ngritur në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se pozita e pestë që mbahet nga West Ham Unitedi.
Në anën tjetër, Sheffield Unitedi mbetet në vend të fundit në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/
Curtis Jones score his 4th goal of the season. pic.twitter.com/NgaUZMZgEc
— 𝐉𝐨𝐞 (@utdjxe) February 28, 2021
The Goal of Roberto Firmino for Liverpool in video ! 🤯🎥#SHULIV #LFC 🔴 pic.twitter.com/rfY674NEoD
— Liverpool FC 🔴 (@Reds_ENG) February 28, 2021