Liverpool është bërë klubi më i fundit që ka shfaqur interes për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton.

Reprezentuesi anglez pritet të realizojë një transferim të madh gjatë verës, me Palace që kërkon rreth 80 milionë funte për yllin e tyre, raporton “TalkSport”.


Liverpool mund të ketë nevojë për përforcime në mesfushë, pasi e ardhmja e Curtis Jones dhe Alexis Mac Allister mbetet e pasigurt.

Adam Wharton

Aftësia e Wharton për të kontrolluar topin dhe për të diktuar ritmin e lojës nga prapavija shihet si një shtesë ideale për cilësitë që tashmë kanë mesfushorët aktualë të Liverpoolit.

Megjithatë, “The Reds” nuk do të jenë të vetmit në garë. Manchester United e ka ndjekur prej muajsh dhe 22-vjeçari renditet shumë lart në listën e dëshirave të tyre për mesfushën.

Wharton pëlqehet edhe nga Manchester City, United, Chelsea si dhe gjiganti spanjoll Real Madrid./Telegrafi/

telegrafi sport app