Liverpooli nuk po gjen kundërshtar, askush nuk po pranon të "aktrojë" Tottenhamin

Jurgen Klop po kërkon, por nuk mund të gjejë një skuadër me të cilën Liverpool do të luajë një ndeshje miqësore para finales së Ligës të Kampionëve.
Kampionati i Anglisë përfundoi më 12 maj dhe që atëherë deri në finalen e ligës elitare evropiane për klube, më 1 qershor, nuk ka ndeshje. Për gjermanin, ky është një problem i madh të cilin po përpiqet ta zgjedh.
"The Sun" raporton se AZ Alkmaar ka refuzuar të luaj një ndeshje miqësore kundër The Reds. E njëjta gazetë shkruan sot se ata nuk janë të vetmit që janë kontaktuar dhe e kanë refuzuar këtë mundësi.

Arsyeja qëndron në faktin se kampionatet kanë përfunduar dhe se lojtarët e klubeve kanë shkuar për pushime gjersa ekipet, kampionatet e të cilëve ende janë në vazhdim, nuk kanë nevojë për lojë shtesë.
Nuk ka asnjë informacion nëse Pochettino po kërkon një kundërshtar për Tottenham Hotspursin, por është e sigurt të thuhet se 19 ditë pa një ndeshje zyrtare, nuk është fare mirë për futbollistët.
Ndryshe, ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin madrilen të Wanda Metropolitano. /Telegrafi/





















































