LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nuk dorëzohet për Sanchon

Liverpooli nuk dorëzohet për Sanchon

Klubi anglez, Liverpooli është i interesuar të tentojë deri në fund transferimin e sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Reprezentuesi anglez është një objektiv i madh për Manchester Unitedin dhe Chelsea, por këto dy klube do ta kenë një rival tjetër të madh nga Liga Premier.


Sipas gazetës gjermane BILD, Liverpooli është gjithashtu i interesuar të nënshkruajë me Sanchon në verë.

Dortmundi befason të gjithë, i ofron rinovimin e kontratës Sanchos me pagë tri herë më të lartë – vetëm kapiteni Reus do të jetë më i paguar se ai
Lexo po ashtu Dortmundi befason të gjithë, i ofron rinovimin e kontratës Sanchos me pagë tri herë më të lartë – vetëm kapiteni Reus do të jetë më i paguar se ai

Reds thuhet se janë të gatshëm ta provojnë ta tundojnë anglezi të transferohet në Anfield duke i ofruar para të mëdha për pagë.

Pretendohet se Dortmundi po planifikon t’i ofrojë Sanchos një kontratë të re me vlerë 167 mijë funtesh në javë për ta mbajtur atë.

Kjo do të thotë që ekipet si Liverpooli ose United do të duhet të ofrojnë 200 mijë funtesh apo më shumë në javë për ta tunduar anglezin. /Telegrafi/