LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nis bisedimet me Lille për transferimin e Renato Sanchesit

Liverpooli nis bisedimet me Lille për transferimin e Renato Sanchesit

Liverpool është vendosur të hapë bisedimet me klubin e Ligue 1, Lille, për transferimin e mesfushorit portugez Renato Sanches.

23-vjeçari ka luajtur në Ligën Premier më parë me Swansea City, por nuk arriti të bindte me nivelin e tij në sezonin e tij debutuese në Angli.

Një fitues titulli në Francë sezonin e kaluar, Sanches gjithashtu u paraqit për Portugalinë në të gjitha ndeshjet e tyre të Euro 2020 para se kombëtarja e tij të eliminohej nga Belgjika në raundin e 1/8-tës.

Vetëm tre sezone pasi ‘dështoi’ te Swansea, trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka caktuar fituesin e ‘Golden Boy 2016’ si njeriu që do të zëvendësojë Giorginio Wijnaldum në zemër të mesfushës së tij te Liverpooli.

I njohur për forcën e tij, aftësinë për të dribluar dhe shkathtësinë në mes të fushës, Sanches është i qetë në të tre zonat qendrore të Liverpoolit dhe kjo ka bërë që Klopp ta sheh atë si mesfushorin e ri të ekipit të tij.

Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Liverpool ka “hapur bisedimet” me Lille mbi një transferim të përhershëm dhe se diskutimet tani janë duke vazhduar.

Me dyshime mbi gjendjen afatgjatë të Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain, dhe largimin e Wijnaldum, mesfusha qendrore është një zonë e fushës ku Liverpool ka nevojë për përforcime.

Transferimi i Sanchesit mund t’i kushtojë klubit nga Anfield nga 35 deri në 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori