LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli konfirmon largimin e Alex Oxlade-Chamberlain

Liverpooli konfirmon largimin e Alex Oxlade-Chamberlain

Mesfushori anglez, Alex Oxlade-Chamberlain është larguar zyrtarisht nga Liverpooli pas gjashtë viteve të kaluar me Reds.

Reklama

Reds kanë vazhduar me ndryshime në skuadër pas përfundimit të sezonit 2022/23.

Pas largimit të Roberto Firminos, James Milnerit dhe Naby Keitas, Liverpooli ka konfirmuar edhe largimin e mesfushorit Oxlade-Chamberlain.

“Alex Oxlade-Chamberlain do të nisë një sfidë të re këtë verë pas një periudhe të paharrueshme gjashtëvjeçare në Anfield, në të cilën ai ndihmoi Liverpoolin të ngrinte një mori trofesh të mëdha”, thuhet në njoftimin e Reds.

29-vjeçari anglez gjatë gjashtë viteve të kaluara te Liverpooli ka zhvilluar gjithsej 146 ndeshje, duke shënuar 18 gola dhe 15 asistime.

Mesfushori i gjithanshëm me Reds ka fituar titullin e Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, EFL Cup, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
“Fadil Vokrri” mund të mos rinovohet fare, Çeku zbulon arsyet

“Fadil Vokrri” mund të mos rinovohet fare, Çeku zbulon arsyet

Përfaqësuesja e Kosovës

"Sulmuesi që i ka munguar Chelseat, nuk duket si një lojtar që ka munguar për 11 muaj" - gazeta britanike me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Premier League
Nainggolan nuk ndryshon kurrë, ofendon rëndë Interin dhe tifozët zikaltër

Nainggolan nuk ndryshon kurrë, ofendon rëndë Interin dhe tifozët zikaltër

Serie A
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
Roma gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos

Roma gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos

Serie A
Kalo në kategori