LAJMI I FUNDIT:

Liverpool futi një klauzolë speciale pas shitjes së Coutinhos te Barcelona – katalanasit tani kanë drejt të marrin lojtar nga anglezët, pëlqehet Keita

Liverpool futi një klauzolë speciale pas shitjes së Coutinhos te Barcelona – katalanasit tani kanë drejt të marrin lojtar nga anglezët, pëlqehet Keita

Liverpooli kishte futur një klauzolë speciale kur shiti Philippe Coutinhon te Barcelona në vitin 2018, ku klubi spanjoll nuk do të mund të blinte lojtarë nga klubi anglez për dy vite.

Coutinho u rrëmbye në Camp Nou për një tarifë të bujshme që prekte shifrën e 150 milionë eurove së bashku me bonuse.


Drejtori sportivi i Liverpoolit, Michael Edwards, kishte aprovuar shitjen e Coutinhos me kushtin që Barcelona nuk do të mund të blinte lojtarët e tyre për dy vite.

Sipas Mirror ky kusht në atë kohë ishte menduar kur Barcelona mori emra si Luis Suarez dhe Javier Mascherano, e që ishte përdorur në kontratën e brazilianit.

Por ky kusht ka skaduar në vitin 2020 dhe gjigantët e La Ligas tani mund të transferojnë lojtarët e Jurgen Klopp dhe i pari në listë është Naby Keita.

Sipas El Nacional, Xavi e pëlqen shumë mesfushorin Keita, i cili ishte blerë nga Liverpool për mbi 55 milionë euro në vitin 2018, ku Liverpooli i kishte përdorur një pjesë të parave nga shitja e Coutinhos.

Keita nuk ka arritur të jetë i lojtar me ndikim te Liverpooli dhe mund të kërkojë largimin.

Kontrata e tij do të përfundojë në verën e vitit 2023 dhe mungesa e minutave mund të bëjë që Klopp të vendosë ta lërë të largohet.

Barcelona duket se është në ‘pole position’, ku edhe mediat spanjolle e bëjnë të ditur këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori