LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe shtyn Demarkacionin

Lista Serbe shtyn Demarkacionin

Bojkoti, që Lista Serbe po ua bënë institucioneve, po ia pamundëson Qeverisë riprocedimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës.

Burime brenda Qeverisë kanë thënë për “Zërin” se u nevojiten votat e deputetëve serbë dhe pa u kthyer ata nuk do të ketë riprocedim të marrëveshjes në Kuvend, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend ta riprocedojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Kjo për faktin se një gjë të tillë nuk po mund ta bëjë si pasojë e mungesës së Listës Serbe në Kuvend e Qeveri dhe kundërshtimit të opozitës për versionin aktual.

Burime brenda kabinetit qeveritar kanë thënë për gazetën “Zëri” se procesi i përmbylljes së demarkimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi nuk mund të bëhet pa u kthyer Lista Serbe në Kuvend.

“Nuk ka asgjë në këtë proces pa u kthyer Lista Serbe. Na nevojiten votat e tyre”, ka thënë ky burim brenda Qeverisë.

Votat e deputetëve serbë i duhen koalicionit qeverisës, meqë Marrëveshjen për Demarkacionin po e kundërshton tash e një vit edhe opozita, e cila po kërkon kthimin në pikën zero të këtij procesi që, sipas tyre, është bërë keq dhe ia humb Kosovës mbi tetë mijë hektarë tokë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori