Përveç disa ndeshjeve ndërkombëtare, sezoni 2022/23 ka përfunduar. Kjo do të thotë se lojtarët kanë bërë gjithçka që munden në garën për Topin e Artë.
Fituesi i çmimit të këtij viti do të shpallet më 30 tetor.
Me ceremoninë tashmë disa muaj larg, GivemeSport ka renditur ata që besojnë se janë 20 favoritët për të fituar çmimin.
Renditja e 20 favoritëve për Topin e Artë 2023:
20) Bruno Fernandes (Manchester United)
Qëndrueshmëria e Fernandes është befasuese. Ai luajti më shumë minuta nga çdo lojtar në sezonin 2022/23 në një distancë të caktuar, sipas Transfermarkt. Ai shënoi 14 herë dhe regjistroi 15 asistime ndërsa United përfundoi i treti në Ligën Premier dhe fitoi Kupën Carabao.
19) Mohamed Salah (Liverpool)
Liverpool mund të ketë pasur vështirësi në 22/23, por Salah ishte ende në krye të lojës së tij, duke shënuar 30 gola dhe duke dhënë 16 asistime.
18) Bukayo Saka (Arsenal)
Saka ishte i jashtëzakonshëm pasi Arsenali humbi për pak titullin e Ligës Premier. Ai kontribuoi drejtpërdrejt në 26 gola sezonin e kaluar (15 gola, 11 asistime).
17) Marcus Rashford (Manchester United)
Rashford pati sezonin e tij më të mirë para portës me një diferencë të konsiderueshme, pasi ai shënoi 30 herë në sezonin e suksesshëm të United.
16) Jude Bellingham (Borussia Dortmund)
Bellingham ishte padyshim lojtari i spikatur i Anglisë në Kupën e Botës dhe ishte gjithashtu i mrekullueshëm për Borussia Dortmundin pasi humbi për pak titullin e Bundesligës. Një lëvizje e madhe parash në Real Madrid është e përfunduar.
15) Bernardo Silva (Manchester City)
Silva ishte një nga performuesit më të spikatur të Cityt në ekipin e tyre fitues të tripletës. Ai u emërua në ekipin e sezonit të Ligës së Kampionëve.
14) Harry Kane (Tottenham Hotspur)
Kane mund të mos ketë fituar asgjë me Tottenham (përsëri), por ai gjithsesi shënoi 30 gola në Ligën Premier. Ai mund të largohet nga Spurs këtë verë.
13) Lautaro Martinez (Inter Milan)
Martinez u shfaq në skuadrën fituese të Kupës së Botës të Argjentinës dhe gjithashtu luajti në triumfin e Interit në Kupën e Italisë dhe në ecurinë e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.
12) Rodri (Manchester City)
Spanjolli shënoi golin e fitores për Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është mesfushori më i mirë mbrojtës në futbollin botëror.
11) Victor Osimhen (Napoli)
Nigeriani shënoi 31 herë në 39 ndeshje për Napolin këtë sezon. Shumë nga klubet më të mëdha në kontinetin e vjetër besohet se e duan nënshkrimin e tij këtë verë dhe nuk është çudi pse.
10) Karim Benzema (Real Madrid/Al-Ittihad)
Fituesi në fuqi i Topit të Artë nuk arriti lartësitë që i kishte në vitin 2022, por megjithatë shijoi një sezon të suksesshëm. Ai shënoi 31 herë në të gjitha garat, duke ndihmuar Real Madridin për suksese në Superkupën, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit.
9) Robert Lewandowski (Barcelona)
23 golat e Lewandowskit ndihmuan Barcelonën për titullin e parë të La Ligas që nga viti 2019.
8) Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)
Kvaratskhelia fitoi krahasime me të madhin Diego Maradona me një varg paraqitjesh të shkëlqyera në 22/23. Ai u kurorëzua si lojtari më i vlefshëm i Serisë A, pasi ndihmoi Napolin të fitonte titullin e parë që nga viti 1990.
7) Julian Alvarez (Manchester City)
Alvarez fitoi Kupën e Botës, FA Cup, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 22/23. Nuk është një sezon aspak i keq.
6) Ilkay Gundogan (Manchester City)
Gundogan nuk merr gjithmonë lëvdatat që meriton. Kontrata e gjermanit me Cityn skadon këtë verë dhe do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Pep Guardiolës nëse e humbasin atë.
5) Vinicius Junior (Real Madrid)
Vinicius është shfaqur në një nga lojtarët më të mirë në botë. Braziliani shënoi 23 herë dhe kishte 21 asistime për Real Madrid sezonin e kaluar. Në moshën 22-vjeçare ai vetëm do të përmirësohet.
4) Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
Mbappe fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës 2022, pasi shënoi tetë herë për Francën, ku u mposhtën nga Argjentina. Ai gjithashtu shënoi 41 herë në 43 ndeshje për PSG.
3) Kevin De Bruyne (Manchester City)
De Bruyne përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë 2022. Parashikohet se ai do të përfundojë përsëri atje në 2023.
2) Erling Haaland (Manchester City)
Haaland shijoi një sezon të parë të jashtëzakonshëm te City. Ai shënoi 52 gola teksa fituan tripletën historik.
1) Lionel Messi (Paris Saint-Germain)
Është një garë me dy yje për të fituar Topin e Artë 2023 dhe GivemeSport mendon se Messi do të dalë fitimtar për herë të tetë. Futbollisti legjendar bëri një sërë paraqitjesh mbinjerëzore ndërsa Argjentina triumfoi në Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës