LAJMI I FUNDIT:

Lisbona pritet të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve që parashihej të mbahej në Stamboll

Lisbona pritet të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve që parashihej të mbahej në Stamboll

Qyteti i Lisbonës pritet që të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve, në mënyrë që të përfundohet ky edicion.

Finalja e garës më të madhe në Evropë për klube ishte përcaktuar që të mbahej në Stamboll më 30 maj, mirëpo shkaku i coronavirusit, UEFA suspendoi të gjitha takimet.


Aktualisht janë zhvilluar vetëm katër ndeshje të 1/8 së finales dhe sipas asaj që raporton Bild, finalja do të mbahet në kryeqytetin e Portugalisë.

Raportohet se nga Stambolli kanë refuzuar që të organizojnë tani finalen, shkaku që tifozët nuk do të jenë të pranishëm dhe nuk do të ketë fitime për ta.

Moska ka kërkuar nga UEFA që të organizojë finalen, mirëpo presidenti Aleksander Ceferin e ka refuzuar një ide të tillë shkaku i numrit të madh të rasteve me coronavirus atje.

Edhe në Gjermani kanë kërkuar që të organizojnë finalen, mirëpo që ata mund të marrin vetëm atë të Ligës së Evropës.

Sidoqoftë, Portugalia nuk ka asnjë skuadër në garë dhe numri i rasteve me coronavirus ka rënë.

Stadiumi i Benficas, “Estadio da Luz” kishte organizuar finalen e vitit 2014 që e kishte fituar Real Madridi, derisa stadiumi Jose Alvalade është një tjetër opsion.

UEFA pritet që 17 qershor të vendosë se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, derisa gara pritet të rikthehet në muajin gusht dhe po në atë muaj të përfundohen të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori