LAJMI I FUNDIT:

Lis Shoshi bëhet me skuadër të re, nënshkruan me S.Oliver Wurzburg

Lis Shoshi bëhet me skuadër të re, nënshkruan me S.Oliver Wurzburg

Basketbollisti i njohur i Kosovës, Lis Shoshi ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur gjerman, s.Oliver Würzburg.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e klubit gjerman, duke njoftuar Shoshi është transferimi i parë për këtë sezon, derisa ka nënshkruar kontratë një-vjeçare.

Klubi e prezanton Shoshin, si një basketbollist shumë të dalluar, duke qenë edhe një nga shtyllat te Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Shoshi ishte pjesë e Maccabi Ashdodit, duke bërë paraqitje mjaft të mira. Në sezonin e fundit kishte një mesatare prej 12.8 pikëve për ndeshje, 7.7 kërcime, si dhe 1.2 bllokada me një mesatare prej 27 minuta për lojë.

Lisi është 24-vjeçar, derisa më herët ishte pjesë edhe e Sigal Prishtinës.

Trajneri i skuadrës gjermane, Denis Wucherer, është i kënaqur që kanë nënshkruar me Shoshin. Skuadra gjermane ishte kundërshtare e Prishtinës në grupet e FIBA Europe Cup.

Lis Shoshi është pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës në basketboll, duke luajtur që nga viti 2017, dhe do të jetë një forcë e madhe për “Dardanët” në ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe në muajin gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori