LAJMI I FUNDIT:

Lirisht quajeni njeriu i Kupës së Botës: Kalon dy legjendat franceze dhe shikon drejt rekordit madhor

Lirisht quajeni njeriu i Kupës së Botës: Kalon dy legjendat franceze dhe shikon drejt rekordit madhor

Kylian Mbappe është lojtari i momentit dhe Kupa e Botës po e nxjerr më të mirën e tij deri më tani.

Sulmuesi francez shënoi dy herë kundër Danimarkës dhe ishte rrezik konstant për portën e Kasper Schmeichel.


Ai kishte shënuar edhe ndaj Australisë në fitoren 4-1, ndërsa tani me tre gola është në krye të renditjes së top shënuesve së bashku me Ever Valencian e Ekuadorit.

Me tri golat e këtij Kampionat Botëror dhe katër në të kaluarin ai ka gjithsej shtatë gola.

Aktualisht ai ka kaluar legjenda si Thierre Henry me gjashtë gola dhe Zinedine Zidane e Michel Platini, që kanë nga pesë gola të shënuar në Kupat e Botës.

Me dy golat e sotme, ai ka gjithsej 31 gola me fanellën e Francës, duke kaluar Jean Pierre Papinin dhe Juste Fontainen, i cili në Kampionatin Botëror të vitit 1958 shënoi 13 gola, që mbetet rekord për një botëror. Zidane në anën tjetër ka 31 gola, rekord që do të thyhet shpejt nga Mbappe.

Me dy golat e sotme, siç e cekëm më lartë, Mbappe ka shtatë gola në Kupën e Botës, rekord që vetëm Pele e kishte arritur para moshës 24 vjeçare. Krahë për krahë me Pelen, nuk është edhe keq për yllin e ri.

Krejt në fund, duke parë ndeshjet para tij në këtë Kampionat Botëror (dy të sigurta), ai mund ta rrit numrin e golave dhe synimi sigurt është rekordi i Miroslav Kloses që ka 16 gola në Kupat e Botës. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori