Trajneri i skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle Marca.

“Të fitosh gjithmonë është e rëndësishme dhe është një shans i rrallë. Ju mund të jeni me fat një herë, ndoshta dy herë, por fitoret janë shpërblim për punën e fuqishme”.


“Të fitoja titullin e Ligës dhe Kupën e Azisë ishte shumë e kënaqshme, krahasuar me suksesin tim te Juventusi. Vetëm një triumf është përtej këtyre dhe ky është Botërori 2006, momenti më i madh në karrierën time”, ka thënë Lippi.

Trajneri italian u largua nga skuadra pas garës dhe u rikthye në vitin 2008, por përfundoi me zhgënjim në periudhën e tij të dytë, pasi në Botërorin 2010 u eliminua në rundin e dytë.

“Unë e fitova Botërorin dhe u largova. Ky ishte një gabim. Duhej të kisha qëndruar. Shumë lojtarë mendojnë se nëse do të kisha qëndruar, atëherë ne do ta kishim fituar edhe Euro 2008. Unë u riktheva për hir të besnikërisë ndaj këtyre lojtarëve, por nuk ishte e njëjta, pasi shumica prej tyre ishin në fund të karrierave në atë moment”, ka kujtuar më tej italiani. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app