LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi raportohet se ka pranuar mega ofertën e Al Hilal – atij pritet t’i bashkohen edhe dy yjet e Barcelonës

Lionel Messi raportohet se ka pranuar mega ofertën e Al Hilal – atij pritet t’i bashkohen edhe dy yjet e Barcelonës

Lionel Messi është i përgatitur të presë deri në fund të sezonit përpara se të vendosë hapin e tij të ardhshëm.

Kapiteni i Argjentinës ka një ofertë nga Al-Hilal në Arabinë Saudite me vlerë rreth 400 milionë euro në vit, që ka qenë në tryezë për më shumë se një muaj.

Në vend të kësaj, Messi po përqendrohet në përfundimin e sezonit me Paris Saint-Germain, pavarësisht pezullimit të tij aktual prej dy javësh, dhe dëshiron ta mbyllë sezonin me titullin e ligës franceze.

Trajneri i Al Hilal refuzon të përjashtojë mundësinë e transferimit të Messit - pas mega ofertës që e lë mbrapa edhe Ronaldon
Lexo po ashtu Trajneri i Al Hilal refuzon të përjashtojë mundësinë e transferimit të Messit - pas mega ofertës që e lë mbrapa edhe Ronaldon

Babai i Messit, Jorge e ka informuar tashmë PSG-në se nuk dëshiron të pranojë ofertën e tyre për një kontratë edhe një vit pasi ai mbetet i pa bindur për projektin e tyre sportiv.

Barcelona dhe Inter Miami kanë interes të fortë, por në rastin e Barçës ata ende nuk i kanë realizuar pengesat financiare të nevojshme për të rikthyer idhullin e tyre të mëparshëm në Camp Nou.

Messi, 35 vjeç, vizitoi Arabinë Saudite me gruan e tij Antonela dhe fëmijët Ciro dhe Mateo si pjesë e detyrave të tij si ambasador i turizmit për vendin javën e kaluar.

Gazeta spanjolle El Chiringuito raportoi se Messi mund të bashkohet në Al-Hilal,derisa atij do t’i bashkohet edhe dy ish-bashkëlojtarët te Barcelona, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Messi është tashmë një ambasador i turizmit për vendin, paguhet 30 milionë euro në vit dhe kishte një vizitë të paautorizuar në Riad javën e kaluar që përshpejtoi daljen e tij nga Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori