Limaj uron të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët


Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.
"Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e krishterë, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve", ka shkuar Limaj, transmeton Telegrafi.
"Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin", thuhet në urimin e Limajt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































