Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është takuar sot me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun.
Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi dhe sipas tij, bashkërisht kanë konstatuar se Kosovës, si kurrë më parë, i duhet krijimi i konsensusit sa më të gjerë për këtë çështje.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, sot zhvilluam një takim me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun.
Biseduam për fazën finale të dialogut me Serbinë dhe ishte konstatim i përbashkët se Kosovës, si kurrë më parë, i duhet krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë çështje. Dialogu është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus më i gjerë, në mënyre që të kemi një marrëveshje e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë.
Ne synojmë që të gjitha kapacitetet tona, resurset tona njerëzore, profesionale e politike t’i angazhojmë së bashku, për shkak se për Kosovën është jetike që në fazën finalë të jenë të përfshirë të gjithë aktorët politikë, shoqëria civile dhe intelektualë të cilët dinë çka duhet bërë, në mënyre që të kemi një marrëveshje sa më të mirë. Përgëzoj KFOS-in për përpjekjet që po i bën për arritjen e një konsensusi ndërpartiak në këtë fazë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit