LAJMI I FUNDIT:

Limaj takon Apostolovën, e njofton për punën e delegacionit për bisedime

Limaj takon Apostolovën, e njofton për punën e delegacionit për bisedime

Fatmir Limaj, bashkëkryesues i Delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Limaj ka njoftuar Apostolovën se delegacioni shtetëror ka mbajtur një ditë më parë mbledhjen konstituive, ku janë marrë disa vendime me qëllim të funksionalizimit të plotë të këtij delegacioni.


Po ashtu, Limaj e ka njoftuar Apostolovën edhe për takimet që sot kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duhet kujtuar se ditë më parë ka nisur punën zyrtarisht delegacioni shtetëror për bisedime, i cili udhëhiqet nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti.