LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Rekomandimi për liberalizimin e vizave në fund të qershorit (Video)

Limaj: Rekomandimi për liberalizimin e vizave në fund të qershorit (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se pritet që Kosova ta marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave në fund të muajit qershor.

Kryetar i Nismasocialdemokrate në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ajo që e bën optimist së liberalizimi i vizave është afër, bazohet sipas tij, në punën dhe angazhimin që e ka bërë Qeveria e Kosovës në plotësimin e kritereve.


“Ne e kemi përmbushur demarkacionin, derisa ka pasur deklarim që demarkacioni do t’i hapte rrugë liberalizimit të vizave. Kemi arritur progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Ne presim që Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës (KE) në fund të merr vendimin për t’i rekomanduar vendeve veç e veç”, ka shtuar Limaj.

Sipas tij, kanë qenë dy kushte që janë kërkuar për liberalizimin e vizave, kushtet teknike dhe ato politike.

“Kushtet teknike janë plotësuar më herët, derisa ato politike kanë qenë kalimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi”, ka shtuar Limaj.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për atë se kush duhet ta drejtoj dialogun e Serbisë me Kosovën, në kuadër të platformës së re të bisedimeve. Limaj ka treguar qëndrimin për 53 milionë euro dhënë ekstra kompanisë “Bechtel Enka” si dhe për numrin e madh të anëtarëve të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/