LAJMI I FUNDIT:

Limaj, pozitës: Ja keni kaluar Hashimit

Limaj, pozitës: Ja keni kaluar Hashimit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se me veprimin e pozitës duke votuar mocionin pa prezencën e opozitës, e kanë humbur mundësinë të bashkëpunojnë ndonjëherë me opozitën.

Reklama

“U kam thënë që keni me ja kapërcy Hashimit, kjo është me ja kapërcy Hashimit” u ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se veprimi i pozitës sot ka mbyllur çdoherë të bashkëpunimit pozitë-opozitë.

“U kam thënë që keni me ia kapërcyer Hashimit, e kjo është me ia kapërcy Hashimt. Ky është trafikim, është buxhet i errësirës, kjo mënyrë e funksionimit nuk ka me i qu gjërat përpara. Sot ia keni shkelur të drejtat deputetit, ia keni humbur sigurinë deputetit të Parlamentit të Kosovës, e keni mbivotuar dhe keni bërë garë, garë të pandershm e”, tha Limaj.

Limaj tha se pozita u ka marrë të drejtën deputetëve që të japin vërejtjet e tyre për buxhetin.

Ai tha se nuk është profesionale të diskutojnë sot deputetët për buxhetin derisa dokumentin e kanë pranuar dje.

Limaj i tha Vjosa Osmanit se si kryetare nuk do të duhej të lejonte diçka të tillë.

“Ju shefat e grupit parlamentar qysh doni me folë nesër me kolegët tuaj me ndërtu një konsensus. Nga sot ne as nuk i përgjigjemi kryetares së Parlamentit me shku për këso tema bashkë, po flas për Nismën, e as shefave të grupit parlamentar, kjo mënyrë e komunikimit dhe bashkëpunimit kjo është rrugaqëri nuk është komunikim institucional. Dhe në këtë ne nuk marrim pjesë në asnjë variant”, tha ai.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se mungesën e opozitës në sallë e ka kuptuar si mundësi që të vazhdohet tutje seanca.

“Unë e kam parë mosprezencën tuaj, meqensë mosprezenca dhe mospjesëmarrja në votim, e sqarova, si mundësi që po dëshironi me i dhënë deputetëve prezent me i kriju dy të tretat dhe pastaj me u kthy me diskutu dhe debate për buxhetin sepse debate nuk ndalet, ashtu siç po dëshmohet edhe tash. Zoti Limaj, situata nuk është normale është e jashtëzakonshme, përderisa ne po flasim këtu, shumica e qendrave të mjekësisë familjare, shumica e spitaleve punojnë në kushte të jashtëzakonshme. Ne po flasim për komuna që nuk i kanë as mjetet elementare me i trajtu këtë situatë të jashtëzakonshme, përderisa atyre nuk po ju lejojmë me u miratu buxheti që ju duhet. Andaj nuk është asgjë normale sot, ësht ë e jashtëzakonshme, po u siguroj që asnjë shkelje nuk është shkelur”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Lajme
Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, aleatët të na ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, aleatët të na ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Lajme
Sveçla: Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës, të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës

Sveçla: Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës, të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës

Lajme
“The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës

“The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës

Lajme
Arrestohen tre serbë në Zveçan, bashkë me disa persona të tjerë ndalonin veturat në rrugë

Arrestohen tre serbë në Zveçan, bashkë me disa persona të tjerë ndalonin veturat në rrugë

Kronika e Zezë
Ish-ministri Rikalo dënohet me tri vjet burgim e ish-sekretari Halimi me 2 vjet e 6 muaj, të tjerët lirohen nga akuza

Ish-ministri Rikalo dënohet me tri vjet burgim e ish-sekretari Halimi me 2 vjet e 6 muaj, të tjerët lirohen nga akuza

Lajme
Kalo në kategori