LAJMI I FUNDIT:

Limaj përkujton Krasniqin: Mujë, Ushtria po bëhet në përvjetorin tënd të rënies

Limaj përkujton Krasniqin: Mujë, Ushtria po bëhet në përvjetorin tënd të rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin në 20 vjetorin e rënies.

Limaj ka thënë se përvjetori i Mujës dhe 40 bashkëluftëtareve të tij këtë vit është më i veçantë.


Pikërisht në këtë ditë, Limaj ka thënë se po realizohet një nga amanetet e dëshmorëve të UÇK-së, e që ishte Ushtria e Kosovës.

“Muja dhe të gjithë dëshmoret e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit ata janë themeli i lirisë sonë”, thuhet ndër të tjera shkrimin e Limajt.

Postimi i plotë i Limajt:

Në prag të 20-vjetorit të rënies se një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtareve të tij, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”.

Rënia heroike e Mujës dhe 40 bashkëluftëtarëve të lirisë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria e djemve dhe vajzave më të mirë të këtij vendi për ta vazhduar rrugën drejt Lirisë.

Mujë Krasniqi ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Përvjetori i Mujës dhe 40 bashkëluftëtareve të tij këtë vit është më i veçantë.

Pikërisht në këtë ditë do të realizohet një nga amanetet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që ishte; Ushtria e Kosovës.

Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Kosova do t’i nderojë përjetë të gjithë dëshmorët e Kombit! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kombit!

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori