LAJMI I FUNDIT:

Limaj: PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje

Limaj: PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në dy vjetorin e themelimit të partisë së tij ka thënë se në Kosovë ai që gënjen më shumë e mashtron më shumë aq më shumë votohet.

Sipas tij Kosova më nuk është ajo e para dy viteve.


“Kosovë më nuk është si ajo e 2013-ës. Atëherë ishte në gjumë, tani nuk është”.

Limaj ka thënë se askush prej pushtetit nuk ka pritur se partitë opozitare do të themelojnë një opozitë kaq të bashkuar.

Ai ka thënë se zgjedhjet e ardshme janë shumë afër.

“Ky regjim duhet të shkojë për shkak të mënyrës së qeverisjes”.

“PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje. Ata vetë duke e përmendur 2018-ën si vit zgjedhor tregojnë se do të ketë zgjedhje shumë shpejt”, tha Limaj.

Ai ka thënë se ai nuk është kundër dialogut, por për dialog ka një kusht.

“Ne duam dialog që të mos dëmtohet vendi ynë”.

Ai ka thënë se NISMA prej kur është themeluar ën vitin 2013, ka pasur oferta nga pushteti.

“NISMA gjatë dy viteve është përballë me joshje e shantazhe nga regjimi, por ata nuk ia kanë arritur. Ne besojmë fort se koha e mashtrimit po përfundon dhe që tani është koha e parimeve”, tha Limaj.

Në dy vjetorin e themelimit të partisë së tij ka thënë se ky pushtet duhet të largohet sa më parë.

Ai ka përmendur fluksin e qytetarëve kosovarë të cilët vitin e kaluar rrezikuan jetën për të migruan në ndonjë shtet evropian.

“Ku është shteti që i lejon qytetarët të mbyten në lumenjtë e Serbisë duke migruar”, tha ai.

Limaj ka thënë se një ëndërr u realizua, ajo për çlirimin e Kosovës mirëpo tani duhet të punojmë për ta realizuar ëndrrën për shtet.

“Faleminderit Zotit që ëndrra u realizua falë UÇK-së, Jasharajve dhe ndërkombëtarëve. Neva na takon ta realizojmë ëndrrën për themelimin e shtetit të Kosovës”, tha Limaj.