LAJMI I FUNDIT:

Limaj pas takimit me Thaçin: S’ka asgjë të veçantë

Limaj pas takimit me Thaçin: S’ka asgjë të veçantë

Për herën e dytë, sot pasdite liderët e partive në pushtet shkuan në Presidencë, për një tjetër takim me Hashim Thaçin.

Pas më shumë se një ore në takim, i pari që doli ishte ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.


Haradinaj nuk përjashton mundësinë e prishjes së koalicionit, nëse vazhdojnë mospajtimet
Lexo po ashtu Haradinaj nuk përjashton mundësinë e prishjes së koalicionit, nëse vazhdojnë mospajtimet

Nuk vonoi shumë dhe nga takimi u larguan edhe kryeministri, Ramush Haradinaj bashkë me vartësit e tij, zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

Përkundër insistimit të gazetarëve, asnjëri nga ta nuk ishte i gatshëm të flasë para mediave, shkruan Telegrafi.

Nga objekti i qeverisë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, u tha gazetarëve se në takim nuk ka pasura sgjë të veçantë.

Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti
Lexo po ashtu Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti

“S’ka asgjë të veçantë. S’ka asgjë”, tha shkurt Limaj.

Një takim të tillë e kishin pasur liderët shtetërorë edhe gjatë ditës, ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Philipp Kosnett.

Kryeministri Haradinaj pas takimit, tha se tema kryesore e diskutimit ka qenë dialogu me Serbinë, dhe gjithashtu vendosja e taksës.

Ai gjithashtu foli për zhvillime të reja në koalicion, duke lënë të hapur mundësinë për prishjen e koalicionit. /Telegrafi/