Limaj: Kosova e kreu detyrën e saj


Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj ka pohuar se Kosova e kreu detyrën e saj, ndërsa tani “presim që edhe Bashkimi Evropian ta përmbushë premtimin e vet”.
“Kosova e kreu detyrën e saj. Presim që edhe Bashkimi Evropian ta përmbushë premtimin e vet dhe përfundimisht t’ia heqë izolimin e padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Nga
Telegrafi
21/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































