Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën e mërgatës, por tani në një formë tjetër.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë në një takim të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane se vajzat dhe djemtë e rinj të cilët janë edukuar në Evropë dhe botë, duhet të bëhen pjesë e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
“Kemi nevojë që kompanitë tona këtu e atje të na ndihmojnë djemtë dhe vajzat e reja për të krijuar shprehinë dhe kulturën e punës. Unë vlerësoj shumë punën e Unionit që ka bërë. Ftesa ime është kjo: t’i japim krah dhe mbështetje vendit tonë. Njerëzve tanë. Emrat e partive nuk i zgjidhin problemet në Kosovë”, ka theksuar Limaj.
Më tutje ai ka thënë se është krejtësisht e parëndësishme bindja politike dhe kë e mbështesin ata. E rëndësishme, sipas tij, është që të punohet për vendin.
Limaj thotë se për ta drejtuar shtetin duhet pasur së paku dy elemente: Të dish dhe ta duash vendin. Nëse nuk i ka këto dyja, ai thotë se kurrë askush nuk mund ta udhëheqë suksesshëm vendin.
“Ne duam që ju të kuptoni një gjë që Liria e Kosovës është kontribut i të gjithëve. Ju mund të thoni se kemi dhënë gjithçka për Kosovën dhe shihni Kosova sa keq është sepse na ka shkuar mundi dhe djersa kot, por unë po ju them se nuk është ashtu. Sot është Kosova e lirë dhe e pavarur. Tash mbetet të ngrihet niveli dhe mirëqenia e shtetit. Shtetin nuk duhet ta identifikoni me individin”, ka shtuar Limaj.
Kombi shqiptar, sipas Limajt, është në një udhëkryq dhe tri vitet e ardhshme, ai thotë se do të përcaktojnë se çfarë drejtimi do të marrë shteti ynë. Limaj thotë se Kosova në tri vitet e ardhshme do të ballafaqohet me 3-4 çështje të rëndësishme të cilat do ta përcaktojnë të ardhmen e shtetit tonë.
Krejt në fund Limaj ka ftuar Unionin e Bizneseve që ta thellojnë bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës, përkatësisht me Qeverinë e Kosovës.
Në këtë Union janë të anëtarsuara mbi 300 biznese shqiptare në Gjermani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?
Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti ekspozon emblemat e konfiskuara: Dëshmi e përfshirjes së grupeve ektremiste serbo-ruse
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar