LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ditë historike, urime Kosovë Ushtria

Limaj: Ditë historike, urime Kosovë Ushtria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar ditë historike votimin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Limaj ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ofrojë më shumë siguri për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie.


Ushtria e Kosovës thotë zv-kryeministri do t’i kontribuojë forcimit të paqes në rajon dhe do të jetë në krah të partnerëve ndërkombëtarë dhe synimi tani është anëtarësimi në NATO.

Limaj përmes një shkrimi ka thënë se sot është një moment historik dhe Kosova po e ndërton një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë, siç është ushtria.

Sipas Limajt, po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm.

“Në këtë ditë të madhe për popullin shqiptarë, ne kujtojmë gjithë ata burra e gra të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës. Kujtojmë me krenari dhe nderë të gjithë ata burra e gra kanë bërë të mundur një ëndërr shekullore të shqiptarëve për ta pasur në realitet Ushtrinë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar që në themelet e saj, gjithmonë rekrutët që do të vijnë gjeneratë pas gjeneratë do të kujtojnë me lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte, Adem Jashari, komandanti legjendar.

“Lum për ata djem e vajza që do të rekrutohen dhe lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në të ardhmen. Urime, Kosovë USHTRIA”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori