LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Me 8% të votave, nuk pranoj të bëhem kryeministër

Limaj: Me 8% të votave, nuk pranoj të bëhem kryeministër

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do ta pranonte postin e kryeministrit nëse partia e tij do të kishte dhjetë deputetë.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se do të refuzonte postin e kryeministrit nëse do t’i ofrohej nga PDK në ndonjë situatë të mundshme.

“Nëse PDK vjen në NISMË dhe më ofron postin e kryeministrit nuk do të pranoja… Mendoj se kjo nuk do ta ndihmonte Kosovën. Një kryeministër i tillë nuk do të ishte asnjëherë rezultativ si duhet. Nuk ka politikanë që s’do ta donte atë post, por mendoj se në atë vend do të duhej të shkojnë vetëm ata që marrin besimin e madh të qytetarëve”.

“… Nuk pranoj që me 7-8% të votave të jem kryeministër i këtij vendi. Me deputetë të partive tjera nuk dua të jem kryeministër. Nëse populli dëshiron të më votojë e kanë adresën e Partisë”, tha Limaj, përcjell Telegrafi.

Limaj: PSD e mbajti gjallë Qeverinë, Haradinaj nuk u tregua korrekt me ta
Lexo po ashtu Limaj: PSD e mbajti gjallë Qeverinë, Haradinaj nuk u tregua korrekt me ta

Kryetari i NISMA-s ka thënë se të gjithë politikanët i dinë këto qëndrime të tij, se pa votë popullore nuk pranon postin e kryeministrit.

Limaj ka thënë se kush del partia e parë le ta merr postin e kryeministrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori